Qendra Teknike ku më 5 tetor u kontrollua autobusi i Besa Transit, mbetet i mbyllur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2022, 18:46

Ndalimin e përkohshëm i punës së “VIA Komerc” e ka nënshkruar personalisht ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski më 26 nëntor 2021, vetëm tri ditë pas tragjedisë me autobusin “Besa Trans” në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona dhe shtatë u lënduan.

Mirëpo, lëshimet në funksionimin e kësaj Qendre Teknike janë evidentuar që në muajin gusht nga persona të autorizuar të MPB-së.

Atëherë është konstatuar se qendra teknike nuk ka regjistër për kontrolle teknike të kryera dhe as regjistër për certifikatat e lëshuara për kontroll të rregullshmërisë teknike të automjeteve. Përveç kësaj, në VIA Komerc” kanë punuar persona jo-profesionistë. Në këtë mënyrë, një nxënës nga shkolla e mesme “Boro Petrushevski” është punësuar si praktikant i cili ka marrë pjesë në kryerjen e rregullshmërisë teknike.

Drejtuesi i kompanisë ka drejtuar automjetet derisa është kontrolluar korrektësia e tyre. Nga MPB-ja nuk ka përgjigje pse kanë pritur nga gushti deri në nëntor që ministri Spasovski të nënshkruajë Vendim për ndalimin e përkohshëm të punës së qendrës teknike. Teksa dokumentet me parregullsitë për funksionimin e qendrës teknike kanë qenë në sirtarin e MPB-së, më 5 tetor autobusi tashmë i djegur i “Besa Trans” ishte për kontroll teknik në “VIA Komerc”. Pronari i kompanisë, Xhemal Nuishi, në bisedë telefonike për alsat, pohon se me autobusin në atë kohë ishte gjithçka në rregull.

“Vendimi për ndalim të përkohshëm të kontrollit teknik nuk ka lidhje me autobusin e Besa Transit. E respektojmë vendimin dhe për momentin nuk punojmë”, ka thënë Xhemal Nuishi, Pronar i Via Komerc.

Derisa qendra teknike “VIA Kmerc” punon për tejkalimin e mangësive, Besa Trans nga dita e djeshme është pa licencë turistike edhe atë për transport. Ministria e transportit sot përkohësisht për 6 muaj ia hoqi licencën edhe kompanisë “Boga Trans”. Edhe pse transportuesi ka licencë valide, një shofer në këtë kompani nuk ka pasur certifikatë të vlefshme për transport ndërkombëtarë. Kjo është konstatuar në pikën e pagesës rrugore më 19 dhjetorë kur autobusi i Boga Trans ka udhëtuar drejtë Stambollit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit