“Tërbohen” tifozët e Juves, arbitri i Superkupës kapet në aeroport me çantën e Interit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.01.2022, 17:14
Daniele Doveri, ishte arbitri i finales së Superkupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit që u luajt mbrëmjen e djeshme dhe u mbyll me fitoren 2-1 të zikaltërve pas 121 minutash lojë. Megjithatë, polemikat kanë plasur në Itali pas ndeshjes. Doveri është parë dje duke u larguar nga Milano me një çantë që ka ngjyrën dhe logon e Interit. Ky detaj nuk u ka shpëtuar tifozëve juventinë, që menjëherë e kanë postuar në rrjetet sociale dhe e kanë kryqëzuar arbitrin.

Ky i fundit akordoi një penallti për Interin (që në fakt ishte vendim i drejtë nga moviola), por ka mjaftuar çanta që ai mbante me vete në aeroport që të nisin polemikat sa i përket paanshmërisë së gjyqtarit në këtë takim. Në përgjithësi, arbitri kryesor mori vlerësim pozitiv nga specialistët italianë.

Fotoja gjithashtu nga një pjesë fansash është cilësuar edhe si diçka normale, sepse ndodh shpesh që klubet pritëse u japin dhuratë arbitrave suvenire ose fanella në shenjë respekti. Ndërkaq, tifozët e Juves më së shumti shtronin pyetjen: nëse do ta kishte fituar “Zonja e vjetër” trofeun dhe arbitri do të shihej në ambiente publike me çantën e Juves, atëherë çfarë do të ndodhte…?

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit