Familjarët alarmohen: Një 15-vjeçare dhe një 22-vjeçar braktisin shtëpitë e tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2022, 16:58

Një vajzë dhe një djalë janë larguar nga banesat dhe familjarët e tyre i kanë shpallur të zhdukur. Mësohet se në Konispol është larguar nba banesa e tij 22-vjeçari me iniciale F.D dhe motra e tij ka kallëzuae në polici zhdukjen e tij. Ndërkohë në Prrenjas një 15-vjeçare me iniciale Xh.Ç është larguar nga banesa e saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.01.2022, shtetasja M. Gj., 27 vjeçe, banuese në Shëndëlli, bashkia Konispol, ka kallëzuar se më datë 14.12.2021, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. D., 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Më datë 12.01.2022, shtetasja N. Ç., 43 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, shtetasja me iniciale Xh. Ç., 15 vjeçe, banuese në Prrenjas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit