Burgoset 20-vjeçarja, hapi 30 profile fake në Instagram për të kapur mat ish-të dashurin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.01.2022, 15:38

Një 20-vjeçare është burgosur pasi i ka dërguar vetes kërcënime me foto dhe tekst nga 30 llogari të rreme në Instagram që ajo krijoi në emër të ish të dashurit të saj në përpjekje që ta fuste atë në burg.

Courtney Ireland-Ainsworth, 20 vjeç, nga Brackendale, Runcorn, bëri 10 deklarata policore dhe pretendoi se ish-partneri i saj Louis Jolly, 22 vjeç, e kishte kërcënuar se do ta godiste me thikë.

Ajo gjithashtu i tha policisë se Jolly po e ngacmonte dhe e përndiqte, gjë që bëri që ai të arrestohej gjashtë herë.

Pasi kaloi 81 orë në paraburgim, Jolly u akuzua për sulm dhe asaj iu dha një urdhër mbrojtjeje për përndjekje, raporton LadBible.

Gjykatësi Ian Harris tha për Ireland-Ainsworth: "Ti krijove një rrjet tërësisht imagjinar, por sipërfaqësisht të besueshëm mashtrimesh toksike për më shumë se pesë muaj. Ti deklarove se pasi ai ishte arrestuar, përndjekja u shumëfishua.”

Në deklaratën e saj të katërt më 21 tetor, ajo pretendoi se Louis i tha të dashurit të saj të ri në internet: "Prit derisa ta shoh, do i ngul thikën në gjoks.”

Louis tha në gjykatë: "Unë humba peshë si rezultat i kësaj. Nuk mbyllja dot sytë, nuk mund të pushoja. Kuptova se kisha vështirësi për të fjetur dhe kam pësuar sulme paniku. Në pikën time më të ulët ndjeva se jeta nuk ia vlente të jetohej dhe mendova me vete se do të ishte më mirë të vdisja."

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit