Pasi u publikuan të dhënat e 600 mijë shqiptarëve, Rama do paguajë me taksat tona kompaninë amerikane të sigurisë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.01.2022, 13:55

Pas skandalit të rrjedhjes të së dhënave personale të shqiptarëve, si numri i kartës së identitetit, numri i telefonit, adresa e banimit, paga dhe kompania punëdhënëse e në fund targat, Rama ka vendosur të kontraktojë për sigurinë kibernetike një kompani amerikane sigurimi me taksat tona.

Tre variablat e parë u bënë publike që me listat e patronazhistëve dhe asnjë masë nuk u mor. Pas publikimit të dy skandaleve të tjera rresht, përgjegjësia iu ngec hallkave të fundit të zinxhirit.

Pas gjithë këtij degradimi dhe dështimi të një shteti në mbrojtjen e sigurinë e qytetarëve të vet, qeveria ka kontraktuar po prapë me paratë tona kompaninë e huaj pas skandalit më të madh të shtetit shqiptar.

Në Fletoren Zyrtare ëshrë zbardhur marrëveshja mes Qeverisë Shqiptare me kompaninë amerikane Jones Group International.

VENDIMI Qëllimet e këtij memorandumi mirëkuptimi (MM) janë forcimi i pozicionit të sigurisë kibernetike që i përkasin njësive qeveritare civile, sigurimit të informacionit dhe aftësive të mbrojtjes së qeverisë shqiptare e të agjencive të saj, zgjerimi dhe rritja e burimeve dhe e trajnimeve shqiptare të sigurisë kibernetike, si dhe promovimi i bashkëpunimit teknologjik në fushat me interes për qeverinë shqiptare, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe praktikat më të mira të SHBA-ve. Memorandumi përcakton 4 angazhime për kompaninë amerikane: Së pari, të kryejë vlerësime kibernetike gjithëpërfshirëse për çdo agjenci civile qeveritare, sipas prioriteteve nga ana e qeverisë shqiptare, dhe të hartojë plane të transformimit kibernetik për secilën agjenci, të pasuara nga zbatimi I këtyre planeve transformimi. Së dyti, të asistojë qeverinë shqiptare për të zhvilluar, zbatuar dhe operuar një Qendër Kombëtare të Operacioneve të Sigurisë Kibernetike (QOSK), për qeverinë shqiptare dhe agjencitë e saj, për të përfshirë zhvillimin e teknologjisë dhe ndërfaqeve të nevojshme, për të mbështetur monitorimin e aktivitetit të kërcënimit kibernetik në rrjetet e agjencive dhe informacionit; Së treti, dhënien e asistencës për krijimin e Qendrës Shqiptare të Ekselencës për Sigurinë Kibernetike në Tiranë, ku do të drejtohen programet sipas këtij memorandumi dhe të punësojë, dhe të trajnojë burimet teknike shqiptare në mbështetje të rritjes afatgjatë të aftësive kibernetike të Shqipërisë. Dhe së katërti, çdo fushë tjetër bashkëpunimi në fushën e sigurisë kibernetike dhe sigurimit të informacionit për t’u rënë dakord reciprokisht nga palët.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit