Aksident tragjim në Kumanovë, humb jetën një 26-vjeçar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2022, 13:08

Një viktimë dhe një i lënduar rëndë është bilanci i aksidentit që ndodhi dy orë pas mesnate në rrugën “Tode Dumba” në Kumanovë, me çrrastë makina “Peugeot” me të cilën kanë udhëtuar dy të rinjtë ka goditur një rrethojë dhe një automobil tjetër të parkuar, njoftojnë nga SPB-Kumanovë.

“Në orët e hershme të mëngjesit, gjegjësisht në 02:36 në rrugën “Tode Tumba”, makina e tipit “Peugeot” me targa të Kumanovës me të cilën po udhëtonin P.P (26). dhe 29 vjeçari N.S. ka goditur një rrethojë dhe një makinë të parkuar.

Në vendngjarje ka ndërruar jetë P.P., vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi i ndihmës së shpejtë, derisa tek N.S. janë konstatuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit