I përfshirë në vrasjen në Ish-Bllok, zbulohet kush është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2022, 12:54

Arjola Demiri e cila është pjesë e Big Brother Vip ka treguar shpeshherë vështirësitë që ka patur në jetë. Një ndër to është edhe marrëdhënia e saj me babain e fëmijëve me të cilin është ndarë pasi e ka tradhtuar për 6 vite me rradhë në djeni të saj. Arjola ka treguar se ish-bashkëshorti e dhunonte fizikisht dhe gjatë viteve që ka bashkëjetuar me të ajo ka vuajtur nga depresioni dhe ka tentuar të vrasë edhe veten. “Albeu” ka mësuar se ky ish-bashkëshort, të cilit Arjola i referohet vetëm si babai i fëmijëve quhet Ajax Boshnjaku. Boshnjaku është emër i njohur për mediat dhe botën e krimit.

Emri i tij është i përfshirë në masakrën e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe të plagosur rëndë Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krimi. Ndërkohë mësohet se Ajax Boshnjaku është sot babi i dy djemve binjak me një grua tjetër me të cilën Arjola Demiri ka edhe çështje penale. Arjola ka treguar se ka marrë më në fund kujdestarinë e 3 fëmijëve që ka patur nga bashkëjetesa me Ajaxin, pasi ajo nuk ka patur një celebrim me ligj me të.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit