Qeveria e Kovaçevskit do të numëroj 21 anëtarë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.01.2022, 11:51

Qeveria e re që do të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski do të ketë 21 anëtarë. LSDM dhe koalicioni do të kenë 12 ministra, BDI gjashtë dhe Alternativa tre ministra.

Kabineti i ri qeveritar do të ketë edhe një ministër pa portofol, post që do ti takoj Alternativës.

Nga qeveria largohen 8 anëtarë, mes tyre edhe vetë kryeminsitgri Zoran Zaev. Nikolla Dimitrov nuk do të jetë më zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Radmila Shekerinska largohet nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa anëtarë të Qeverisë nuk do të jenë ministri aktual i Shëndetësisë, Venko Filipçe, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, Ministrja e Punës dhe Politika Sociale, Jagoda Shahpaska dhe Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.

Në vend tyre duhet të vijnë ministri aktual i Drejtësisë, Bojan Mariçiq (LSDM) që do ta zërë vendin e zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Slavjanka Petrovska (LSDM) në Ministrinë e Mbrojtjes, Bekim Sali nga Alternativa do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë, ministri aktual i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri (BDI) do të marrë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Jovana Trenchevska (LSDM) do të kryesojë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), ndërsa Bisera Kostadinovska-Stojçevska (LSDM) do të udhëheq me ministrinë e Kulturës.

Admirim Aliti nga Alternativa do të jetë personi i parë Ministrinë e Shoqëris Informatike dhe Adminsitratës, ndërsa Xhemail Çupi nga kjo parti është propozuar për ministër pa portofol për diasporën. Në qeverinë e re të Kovaçevskit mbetet zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi (LSDM), ndërsa emri i ri është Slavica Grkovska (LSDM), e cila duhet të jetë zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit.

Ministria e drejtësisë do të drejtohet nga profesori universitar Nikola Tupançevski (LSDM). Ministri aktual Oliver Spasovski (LSDM) mbetet në krye të MPB, ndërsa funksionet gjithashtu i mbajnë edhe ministri për Punëve të Jashtme, Transportit dhe Lidhjeve, Financave dhe Ekonomisë, Bujar Osmani (BDI), Blagoj Boçvarski (LSDM), Fatmir Besimi ( BDI) dhe Kreshnik Bekteshi (BDI). Goran Milevski (LDP) mbetet në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.

Me Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive do të vazhdojë të udhëheq Artan Grubi (BDI), ndërsa Ljupço Nikolovski (LSDM) kthehet në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Seanca për zgjedhjen e qeverisë së re të propozuar nga Dimitar Kovaçevski është caktuar për të shtunën në ora 11:00. Debati parlamentar për zgjedhjen e qeverisë së re zgjat maksimumi dy ditë, ndërsa zgjedhja e qeverisë votohet pas përfundimit të saj, por jo më vonë se 24 orë në ditën e dytë ose në rastin konkret të dielën deri në mesnatë. Qeveria zgjidhet nëse për të voton shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve në Kuvend.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit