Interi fiton Superkupën, Juventusi bie pas 120 minutash

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.01.2022, 23:42

Interi ka fituar sot SuperKupën e Italisë, duke mundur pas kohëve shtesë Juventusin me shifrat 2-1. Ekipi zikaltër ka triumfuar në një ndeshje dramatike, të vendosur nga goli i Aleksis Sançez në minutën e 121-të.

Kur të gjithë po prisnin penalltitë, Kiliani bëhet protagonist dhe vulos triumfin zikaltër. Një sukses i merituar për Interin, i cili po zhvillon një super sezon dhe është pretendenti kryesor gjithashtu për të fituar edhe kampionatin në Serinë A.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit