ISHP-Maqedoni: Numri i të shtruarve në spitale nga Covid-19 është rritur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.01.2022, 22:17

Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), aktualisht në spitalet në të gjithë Maqedonisë janë të shtruar 351 persona, që është 41 përqind më shumë se një javë më parë.

Në një periudhë prej një jave, numri i të testuarve pozitivë nga Covid-19 është rritur për 51%. Personat e prekur janë nga të gjitha grupmoshat, por të kërcënuar më shumë janë pacientë të grupmoshave nga 30-39 vjeç (27 përqind), 20-29 vjeç (24 përqind) dhe 40-49 vjeç (17 përqind).

Numri më i ulët i të infektuarve është regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç (2 për qind).

Sipas anketave epidemiologjike, shumica e pacientëve kishin kontakt me një rast pozitiv tre ditë para fillimit të simptomave ose rezultatit pozitiv.

“Është rritur edhe numri i ekzaminimeve ditore në departamentet infektive nëpër spitalet në vend. Numri i vizitave ditore në spitalet e Shkupit ndonjëherë i kalon 100 pacientë”, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit