Aksident i rëndë në Shkup, vdes një person

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.01.2022, 17:43

Një qytetar i Shkupit ka humbur jetën në një aksident automobilistik që ka ndodhur në lagjen Butel.

“Me datë 12.01.2022 në ora 11:50 është raportuar se në rrugën “Aleksandar Urdarevski” ka ndodhur një aksident komunikacioni ndërmjet kamionit “Iveco”, i drejtuar nga S.S. (37) nga Shkupi dhe veturës “Opel Vectra”, i drejtuar nga A.M. (64) nga Shkupi, të dyja me targa të Shkupit.

Në vendin e aksidentit autoambulanca ka konstatuar vdekjen e shoferit A.M. Në vendin e ngjarjes është bërë inspektim nga SPB Shkup”, njoftojnë nga MPB.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit