Covid, Spanja përgatit planin për ta trajtuar thjesht si një grip

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.01.2022, 21:43

Qeveria spanjolle po punon për një plan menaxhimi për Covid-in, i cili është i ngjashëm me atë që po zbatohet për gripin. Lajmi, i raportuar nga gazeta El País, u konfirmua nga kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, i cili tha: "Ne duhet të vlerësojmë evolucionin e virusit nga situata pandemike që kemi përjetuar deri tani drejt asaj të një sëmundjeje endemike".

“Është një debat që ne po përpiqemi ta hapim në nivel europian”, tha kryeministri i intervistuar nga radio spanjolle Cadena Ser, “Duhet të përgjigjemi me mjete të tjera, më shumë që lidhen me vaksinimin apo vetëmbrojtjen me maska”, shtoi. Sánchez, i cili kujtoi se mbi 90% e popullsisë mbi 12 vjeç ka përfunduar kursin e vaksinimit.

“Situata nuk është ajo që ishte një vit më parë”, theksoi ai. Sánchez më pas njoftoi se qeveria spanjolle do të blejë rreth 344,000 doza të ilaçit oral anti-Covid të Pfizer këtë muaj. Redukton me 88% mundësinë e shtrimit në spital të pacientëve më të rrezikuar me Covid”, kujtoi kryeministri. Përveç kësaj, ekzekutivi spanjoll planifikon të rregullojë çmimet e testeve të antigjenit, shtoi ai.

Sistemi “Sentinel” – Qëllimi do të ishte vëzhgimi i Covid-it si çdo sëmundje respiratore, pa llogaritur çdo rast dhe pa testuar asnjë simptomë. Autoritetet shëndetësore spanjolle po punojnë për një plan për të braktisur gradualisht mbikëqyrjen universale të koronavirusit, duke kaluar në të ashtuquajturin sistem "sentinel".

Është e njëjta metodë e përdorur prej vitesh për gripin. Në thelb, në vend që të raportohet çdo rast i zbuluar me Covid në vend, i cili është i paqëndrueshëm në terma afatgjatë, zgjidhet një grup mjekësh me synimin për të krijuar një kampion statistikisht domethënës të shpërndarë në pika kyçe – përfshirë shkollat ​​- që na lejon të llogarisim si përhapet sëmundja më e lehtë dhe më e rëndë, thekson El País.

Burimi: TGCOM | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit