Po kërkonte për ushqim, baldosa e uritur zbulon thesarin më të madh të monedhave romake në Spanjë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.01.2022, 20:59

Një baldosë e uritur mendohet se ka zbuluar koleksionin më të madh të monedhave romake që është zbuluar ndonjëherë në Spanjën veriore, thonë raportet. Thesari u zbulua pranë strofkës së një kafshe në komunën e Grados, Asturias.

Kafsha mendohet se ka zbuluar thesarin teksa kërkonte dëshpërimisht për ushqim dimrin e kaluar. Reshjet e dendura të borës prekën rajonin kur stuhia Filomena goditi vitin e kaluar. Në një përpjekje të dëshpëruar për të gjetur ushqim, mendohet se kafsha – për të cilën studiuesit besojnë se mund të jetë një baldosë – futi këmbët e saj në një hapje të vogël të çarë pranë strehës së saj. Por pasi nuk gjeti dobi nga monedhat e vjetra, baldosa i braktisi disa pjesë para strofkës së saj.

Monedhat u gjetën më pas nga dy arkeologë kur shkuan për të vizituar shpellën e La Cuesta me një banor vendas, sipas një raporti të botuar së fundmi në një revistë arkeologjike. Koleksioni i monedhave të përafërta doli të ishte një "gjetje e jashtëzakonshme" që daton midis shekujve III dhe 5 pas Krishtit. Monedhat mendohet se janë prodhuar në vende të largëta si Konstandinopoja (Stambolli i sotëm, Turqi) dhe Selaniku, Greqi, sipas një prej studiuesve që foli për gazetën spanjolle El País.

Studiuesit shtuan se ishte thesari më i madh i monedhave romake të gjetura në një shpellë në veri të Spanjës deri më sot.

Burimi: BBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit