Një kirurg, i cili ka vendosur inicialet e tij në mëlçitë e dy pacientëve, është hequr nga regjistri mjekësor. Simon Bramhall pranoi se përdorte një pajisje me rreze për të autografuar organet e pacientëve që operonte në vitin 2013 ndërsa punonte në Spitalin Queen Elizabeth të Birminghamit.
Duke shqyrtuar rastin, Shërbimi i Gjykatës së Praktikantëve Mjekësor (MPTS) tha se ishte një "akt i lindur nga një shkallë e arrogancës profesionale dhe se veprimet e tij "minuan" besimin e publikut në profesionin mjekësor.
Edhe pse, tha gjykata, ajo "pranoi se asnjë pacienti nuk i ishte shkaktuar asnjë dëm fizik afatgjatë", veprimet e Bramhall i kishin shkaktuar njërit prej tyre "dëm të konsiderueshëm emocional".
Veprimet e tij dolën në dritë kur inicialet 1.6 inç (4 cm) u zbuluan nga një mjek tjetër në një organ që ishte transplantuar nga Bramhall.
Burimi: BBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania