Mickoski: Në qeverinë e re janë personat e njëjtë, politikat e të cilëve u mposhtën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.01.2022, 12:26

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një deklaratë për Deutsche Wele, në lidhje me përbërjen e propozuar të Qeverisë thotë se ajo përbëhet nga fytyrat e njëjta, politikat e të cilëve u mposhtën në zgjedhjet e fundit lokale, por edhe emra që nuk janë aspak mbresëlënëse, duke shtuar se në këto pozita vijnë si roje të zaevizmit.

“Tani në këtë qeveri janë të njëjtët persona, politikat e të cilëve u mposhtën. E keni Ljupçoo Nikollovskin që ishte në krye të antikorrupsionit në kohën kur kjo qeveri zë vendin e parë sa i përket korrupsionit. Sërish ministër është Mariçiq, i cili njihet për padrejtësitë dhe kaosin në drejtësi. Qeveria vazhdon të udhëhiqet nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili është mbrojtësi kryesor i mafies dhe gjatë udhëheqjes së tij me dikasterin e brendshëm kanë ndodhur skandalet më të mëdha lidhur me kontrabandat e ndryshme, pasaportat, vrasjet e pazbardhura e të ngjashme. Bytyqi është edhe një ministër, i cili do të mbahet mend për fiasko në ekonomi, inflacion, çmime të larta në tregje dhe paga të ulëta, tha Mickoski.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit