Komisioni do të vlerësojë dëmet nga tërmeti në Manastir

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.01.2022, 13:54

Kreu i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski sot tha se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Komunës do të formohet Komision për vlerësimin e dëmeve nga tërmeti i mbrëmshëm prej 5,3 ballëve sipas shkallës Rihter.

Konjanovski apeloi deri tek banorët e Manastirit që të raportojnë dëmet e shkaktuara nga lëkundjet e tërmetit.

“Do të propozojmë formimin e Komisionit për vlerësimin e dëmeve rreth tërmetit të mbrëmjes së djeshme. Komision profesionist i përbërë nga shërbime profesionale, inxhinierë nga Komuna e manastirit të ndihmuar gjatë ditës së sotme nga drejtori Vlladimir Sheshov nga Instituti për Inxhinieri të Tërmeteve”, tha mes tjerash Konjanovski.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit