Rritet sërish çmimi i derivateve të naftës në Maqedoni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.01.2022, 13:17

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,24 % në raport me vendimin e datës 3.1.2022.

Çmimet e shitjes me pаkicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 2,00 denar/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMIVSËRI (ЕL-1) rriten për 2,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 1,514 den/kilogram dhe tani do të jetë 41,724 den/kg.

Nga data 11.1.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 75,50 (denarë/litër) Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 77,50 (denarë/litër) Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 67,50 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 67,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU – 41,724 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore, çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje te benzina për 2,051 %, te nafta për 4,978%, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 5,031 %, ndërsa te mazuti ka ulje për 4,704%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,101%.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit