Një aksident i pabesueshëm i kushtoi jetën një gruaje 64-vjeçare. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Greqi kur një grua, si zakonisht, shkoi në vendin që mbante kafshët, për t’i ushqyer.
Por sipas banorëve, një dash e ka shtyrë atë dhe ajo ka humbur ekuilibrin duke rënë në tokë. Plagosja rezultoi fatale.
Kur ngjarja u bë me dije u njoftua policia dhe ambulanca, por ishte shumë vonë, pasi gruaja humbi jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.
Burimi: www.ifarsala.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA