Masa ekstreme për protestën e nesërme, FNSH blindon tarracat që rrethojnë selinë e PD

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.01.2022, 21:43

Sipas burimeve për JOQ Albania mësohet se do të merren masa të forta ditën e nesërme kur pritet të zhvillohet protesta e thirrur nga Sali Berisha. Kështu nesër në orën 11:00 do të bëhet dislokimi i FNSH pranë xhamisë dhe grupi më i madh i forcave do vendoset pranë parlamentit, pas selisë së PD.

Kjo bëhet për të ndërhyrë nga të gjitha drejtimet në rast se do ketë përplasje. Burimet shprehen se agjentë të paidentifikuar do të jenë brenda turmës. Ndërkohë mësohet se një grup i forcave speciale do të jetë i vendosur në tarracën e BKT, në tarracën e ETC dhe në tarracën e parlamentit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit