Vajza që u martua me veten e saj divorcohet pasi u njoh “me dikë tjetër”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.01.2022, 18:29

Një grua, e cila u bë kryefjalë në fillim të këtij viti duke u martuar me veten, tani po shkon drejt divorcit pasi ka rrëfyer se ka takuar dikë tjetër. Cris Galera u lodh duke u mbështetur tek burrat, kështu që vendosi të martohej me veten në një ceremoni zyrtare e cila u mbajt në shtator të këtij viti.

Modelja 33-vjeçare këmbënguli se nuk ishte "e zhgënjyer" që nuk kishte një dhëndër, por 90 ditë më vonë, ajo vendosi të divorcohej, shkruan Daily Star.

Për fat të mirë për Cris, e cila vjen nga Sao Paolo në Brazil, ajo ka takuar "dikë të veçantë" dhe madje ka filluar të dashurohet, pavarësisht se është zotuar të shkojë e vetme. “Isha e lumtur për aq kohë sa zgjati”, tha ajo, duke shtuar, “Fillova të besoj në dashuri në momentin që takova dikë tjetër të veçantë”.

Burimi: PUBITY | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit