Covid: 9-vjeçari rrezikon verbimin nga infeksioni i syrit i lidhur me virusin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.01.2022, 20:48

Një djalë nëntë vjeçar mund të kishte mbetur i verbër kur zhvilloi një infeksion në sy pasi u infektua me Covid, tha nëna e tij. Zac ishte në spital gjatë Krishtlindjeve kur syri i tij i majtë u fry. Nxënësi i shkollës fillore, nga South Gloucestershire, Britani e Madhe, që atëherë është shëruar pasi u trajtua me antibiotikë intravenoz. Nëna e tij tha se e gjithë përvoja "ishte vërtet e frikshme" dhe akoma më "e trishtueshme sepse ishte Krishtlindje".

Zac filloi të ankohej se kishte një dhimbje në sy më 22 dhjetor. Kur vazhdoi të përkeqësohej, nëna e pesë fëmijëve pati një konsultë në distancë me mjekun e tij të përgjithshëm përpara se të referohej në Spitalin e Syve në Bristol, i cili e diagnostikoi djalin e saj me celulit orbital – një infeksion bakterial i syrit. Infeksioni – i cili mund të shkaktojë verbëri – mund të ndodhë pas çdo infeksioni, por ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga periudha gjatë së cilës fëmija ishte i infektuar me Covid.

Burimi: BBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit