Bosi i mafies italiane arrestohet në Spanjë, u identifikua në Google Maps

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.01.2022, 20:33

Një bos mafioz italian, i cili ka qenë në arrati për dekada të tëra, është arrestuar pasi u identifikua nga Google Maps. Gioacchino Gammino, 61 vjeç, u gjet në Galapagar, Spanjë, ku jetonte me emrin Manuel. Një shkrepje e Google Street Vieë që tregon një burrë që i ngjan Gammino-s duke qëndruar përpara një dyqani ushqimor ishte çelësi për gjurmimin e të arratisurit, thonë hetuesit. Gammino u arratis nga një burg i Romës në vitin 2002 dhe u dënua me burgim të përjetshëm vitin e ardhshëm për vrasje. Ai ishte anëtar i një grupi mafioz siçilian të njohur si Stidda dhe ishte një nga gangsterët më të kërkuar të Italisë.

Policia siciliane besonte se Gammino ishte në Spanjë, por ishte fotografia e tij duke folur me një burrë jashtë El Huerto de Manu, ose Kopshti i Manus, që shkaktoi një hetim të menjëhershëm. Identiteti i tij u konfirmua kur policia gjeti një faqe në Facebook të një restoranti tashmë të mbyllur, Cocina de Manu, i cili ndodhej aty pranë. Kishte postuar foto të Gammino-s i veshur me rroba të shefit dhe ai u identifikua nga një shenjë në mjekër. Restoranti kishte në meny pjata siciliane.

Ai u arrestua më 17 dhjetor, por kjo u raportua nga La Repubblica vetëm të mërkurën. Pas arrestimit, ai mësohet se i tha policisë: "Si më gjetët? Unë nuk kam marrë as familjen time për 10 vjet". Gammino është në paraburgim në Spanjë dhe policia italiane shpreson ta kthejë atë në Itali deri në fund të shkurtit, tha për agjencinë e lajmeve Reuters Nicola Altiero, zëvendësdrejtor i njësisë së policisë italiane antimafia.

Burimi: BBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit