U njohën nga facebook-u, 27-vjeçarja denoncon të riun: Tentoi të më përdhunojë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.01.2022, 15:44

Një 27-vjeçare ka denoncuar tentativën për përdhunim nga një i ri të cilin e njohu përmes facebookut.

Ajo e takoi atë në rrugën Filolaou në Pagrati, por ai e çoi me makinë në kampin Saketa në një zonë të izoluar, ku sipas denoncimit të vajzës i riu ka tentuar ta përdhunojë.

Ndër të tjera, në artikullin e publikuar nga mediat greke thuhet se ai e tërhoqi 27-vjeçaren zvarrë dhe më pas tentoi ta përdhunojë.

Por, vajza ka bërtitur dhe burri e ka kthyer atë në vendin ku u takuan fillimisht dhe pas kësaj 27-vjeçarja ka denoncuar ngjarjen në polici.

Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit