Trazira në Kazakistan pas rritjes së çmimi të naftës, protestuesit “pushtojnë” aeroportin dhe stafi arratiset

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.01.2022, 22:04

Stafi në aeroportin kryesor të Kazakistanit është dashur të largohet pasi demonstruesit antiqeveritarë hynë në terminal. Ardhja e protestuesve në aeroportin në qytetin më të madh të vendit, Almaty, të mërkurën shënoi një përshkallëzim të trazirave mbarëkombëtare.

Protestat u nxitën nga rritja e çmimeve të karburantit, por ato janë zgjeruar duke përfshirë ankesa të tjera politike. Të paktën tetë anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë, tha qeveria, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur. Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme teksa qeveria po përpiqet të rimarrë kontrollin.

Presidenti Kassym-Jomart Tokayev ka premtuar një përgjigje të ashpër ndaj demonstratave, duke i quajtur ato një "periudhë të zezë" në historinë e vendit. Ai akuzoi protestuesit si “komplotistë” të cilët ishin “të motivuar financiarisht”. Megjithatë, Kate Mallinson, një eksperte për Azinë Qendrore në institutin e ekspertëve për çështjet e jashtme Chatham House në Londër, tha se protestat janë "simptomatike të zemërimit dhe pakënaqësisë shumë të thellë dhe të zjarrtë ndaj dështimit të qeverisë për të modernizuar vendin e tyre dhe për të prezantuar reforma që prekin njerëzit në të gjitha nivelet”.

Tokayev është vetëm personi i dytë që drejton ish-shtetin sovjetik që kur shpalli pavarësinë në vitin 1991. Zgjedhja e tij, në vitin 2019, u dënua nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) duke treguar respekt të pakët për standardet demokratike.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit