Keanu Reeves dhuron 35 milionë dollarë nga fitimet e “The Matrix” për kërkime kundra leuçemisë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.01.2022, 20:44

Fytyra e tij është bërë një simbol i sagës Matrix, nga e cila kapitulli i katërt u publikua më 1 janar 2022. Me famën e tij, Keanu Reeves ka zgjedhur të ndihmojë të tjerët: ai dhuroi 70% të fitimeve të filmit të parë në rolin e Neo, i dalë në kinema në 1999, për kërkimin kundër kancerit. Një zgjedhje e diktuar nga një lidhje familjare që tronditi dhjetë vitet e fundit të jetës së tij.

Aktori ka vendosur të dhurojë 70% të fitimeve të mbledhura nga filmi i parë në sagën Matrix për kërkimin kundër leuçemisë. Për atë rol, shifra totale do të ishte afërsisht 35 milionë dollarë në total. Një zgjedhje jo rastësore, por e diktuar nga një histori familjare që e shënjoi thellë. Motra e tij më e vogël, Kim, luftoi me sëmundjen, me të cilën u diagnostikua në vitin 1991 kur ishte vetëm 25 vjeç. Beteja e saj zgjati mbi dhjetë vjet (tani është 51 vjeç dhe kanceri është në regres), në të cilën vëllai i saj është bërë pikë referimi për të, jo vetëm emocionalisht, por edhe ekonomikisht. Keanu Reeves shiti shtëpinë e tij dhe u transferua për t'i paguar mbi 5 milionë dollarë për trajtim dhe për ta ndihmuar çdo ditë. Sipas raportimeve nga Daily Mail, marrëdhënia që e lidh atë me motrën e tij është e fortë dhe e veçantë: "Ajo ka qenë gjithmonë aty për mua. Unë do të jem gjithmonë aty për të". Që nga viti 2009 ai ka themeluar bamirësinë e tij për të ndihmuar pacientët me kancer.

Keanu Reeves nuk është i panjohur për vepra bamirësie të këtij lloji. Këto nuk janë gjeste të rastit, por një vëmendje ndaj të tjerëve që aktori i Matrix ka treguar vazhdimisht se ka.

Burimi: FANPAGE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit