Ndërtesa përfshihet nga flakët/ Humbin jetën 13 persona, mes tyre 7 fëmijë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.01.2022, 20:09

Të paktën 13 persona mes tyre 7 fëmijë kanë humbur jetën, pasi një godinë në Filadelfia u përfshi nga flakët.

Sipas mediave të huaja, zjarrfikësit arritën në ndërtesën 3-katëshe të qytetit, rreth orës 6:40 të mëngjesit, ndërsa iu deshën rreth 50 minuta për të kontrolluar zjarrin.

Ndër të tjera, raportohet se ndërtesa kishte 4 alarme zjarri, por fatkeqësisht asnjëri prej tyre nuk funksionoi.

Viti 2022 siç duket ka nisur “mbrapsht”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit