Mbesa e afrikano-amerikanit George Floyd plagoset me armë zjarri, teksa flinte në shtëpinë e saj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.01.2022, 16:37

Mbesa 4-vjeçare e fatkeqit afrikano-amerikan George Floyd u qëllua të shtunën e kaluar teksa flinte në shtratin e saj. Lajmi në fjalë është bërë me dije tashmë, ndërsa thuhet se vogëlushja ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Plumbat i shpuan mushkëritë dhe mëlçinë, ndërsa i thyen tre brinjë.

Πυροβόλησαν την 4χρονη ανιψιά του Τζορτζ Φλόιντ ενώ κοιμόταν στο σπίτι της - ΤΑ ΝΕΑ

Autoritetet policore ende nuk janë në gjendje të dinë nëse sulmi është kryer nga një apo më shumë autorë dhe as motivet e ngjarjes.

Familja e vajzës së vogël shpesh merrte pjesë në marshime dhe mitingje, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e George Floyd .

Në to ka marrë pjesë edhe vajza 4-vjeçare. Babai i vogëlushes ka deklaruar se ka arsye të besojë se shtëpia e tij është shënjestruar, ndërsa theksoi se policia ka mbërritur në orën 7 të mëngjesit, më shumë se katër orë pas ngjarjes tragjike.

Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit