Gjyqtarja kapet duke u puthur me të burgosurin vrasës, teksa përpiqet ta shpëtojë nga burgimi i përjetshëm

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.01.2022, 14:02

Videoja e një të burgosuri teksa puth një gjyqtare brenda qelisë ka bërë xhiron e rrjetit. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Argjentinë, ndërsa burri është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një oficeri policie. Ndër të tjera, sipas mediave të huaja gjyqtarja e identifikuar si Mariel Suarez ka tentuar ta “shpëtojë” atë nga burgimi i përjetshëm.

Pas publikimit të videos, gjyqtarja është nën hetim për sjellje të pahijshme, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së sanksioneve ndaj saj.

Bëhet e ditur se Bustos kishte vrarë në vitin 2009 një oficer policie, i cili tentoi ta arrestonte në një përleshje të përgjakshme ku vdiq një nga vëllezërit e tij dhe u plagos një polic tjetër.

Burimi: www.newsbomb.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit