“Omicron” dhe moti i keq anulojnë “natën luksoze” të ndërrimit të viteve në Dubai

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.12.2021, 15:16

Së bashku me variantin e ri Omicron, i cili ka shkaktuar një “cunam” rastesh në mbarë botën, moti i keq po godet Emiratet 24 orët e fundit.

Nata luksoze e ndërrimit të viteve në Dubai me shumë gjasa do të anulohet. Sipas mediave të huaja, të shumtë kanë qenë evropianët që kanë zgjedhur Dubain për t'u argëtuar në natën e ndërrimit të viteve, por siç duket gjithçka po shkon keq.

Shfaqja e fishekzjarreve pritet që të anulohet, ndërsa rasti i parë i mutacionit Omicron u regjistrua në Emiratet në fillim të këtij muaji, gjë që ka çuar në një përkeqësim të treguesve epidemiologjikë.

Burimi:www.protothema.gr | Pëktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit