EKSKLUZIVE/ Pacienti që rënkon nga dhimbjet dhunohet në Spitalin e Gjirokastrës, stafi i urgjencës tallet dhe filmon aktin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.12.2021, 22:08

Një ngjarje e paprecedent mund të cilësohet video që do të shikoni më poshtë, e siguruar në mënyrë ekskluzive nga JOQ Albania. Një pacient është dhunuar me shpulla në brendësi të mjediseve të urgjencës të Spitalit “Omer Nishani” të Gjirokastrës, vetëm sepse po rënkonte. Nga videot duket se si një person i veshur me të kuqe dhe me logon e Ferrarit, tenton të nxjerrë jashtë pacientin i cili gjendet në barrelë sepse ai po rënkonte nga dhimbjet.

Sipas burimeve për Joq Albania personi që duket duke dhunuar pacientin është një punonjës i spitalit në gjendje të alkoolizuar, megjithatë kjo mbetet për t'u verifikuar. Në video duket qartë sesi ky person e qëllon pacientin me shpullë.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti se dhuna ka ndodhur në prani të të paktën 3 personave të tjerë, ku të paktën dy janë veshur me uniformën e Kryqit të Kuq Shqiptar. Askush prej tyre nuk ndërhyn për të ndalur dhunën ndaj pacientit, madje qeshin dhe filmojnë gjithçka me celular.

Në vijim video:

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit