Studiues nga fusha të ndryshme të shkencës, biologë, matematicienë, gjuhëtarë e të tjerë, të udhëhequr nga profesori i Biologjisë Evolucionare Lindel Bromham i Universitetit Kombëtar Australian ekzaminuan rrezikun me të cilin përballen mijëra gjuhë.
Bazuar në 51 faktorë njohja ligjore e një gjuhe, karakteristikat demografike të përdoruesve të saj, politikat arsimore qendrore të vendit, ndryshimet klimatike dhe të dhëna të tjera mjedisore, tregues socio-ekonomikë, por edhe shumë të tjerë, arritën në përfundimin se humbja e gjuhëve pritet të pesëfishohet deri në vitin 2100 krahasuar me nivelet aktuale.
Më shumë se 1,500 gjuhë e 7,000 gjuhëve të botës mund të mos fliten më në Tokë deri në vitin 2100 sipas një studimi të ri ndërdisiplinor ndërkombëtar.
Me rritjen e nivelit të arsimit dhe rritjen e kohëzgjatjes së viteve të arsimit, rritet edhe rreziku i zhdukjes së disa gjuhëve.
Prandaj, studiuesit mbështesin arsimin e detyrueshëm dygjuhësh me qëllim forcimin e gjuhëve autoktone brenda sistemit arsimor.
Burimi: www.newsbomb.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA