Britani/ Banka depoziton aksidentalisht 130 milionë paund në llogaritë e 75 mijë njerëzve

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.12.2021, 18:34

Në mëngjesin e Krishtlindjes, dhjetëra mijëra njerëz morën një dhuratë të papritur: banka Santander kreditoi aksidentalisht një total prej 130 milionë paund në 75,000 llogari rrjedhëse britanike. Stafi i institucionit të kreditit tashmë po përpiqet të rikuperojë paratë, por detyra bëhet gjithnjë e më e vështirë pasi në shumicën e rasteve transfertat janë bërë në llogaritë rrjedhëse të bankave rivale.

Sipas gazetës britanike The Times, gabimi ka ndodhur kur pagesat nga 2000 llogari të korporatave janë bërë dy herë. Banka Santander theksoi se kishte filluar tashmë të bisedonte me institucionet rivale, duke shpjeguar se bankat "do të përpiqen të rikuperojnë paratë nga llogaritë e klientëve të tyre". Megjithatë, është e paqartë se si do të përgjigjen në rast se klientët e tyre tashmë i kanë shpenzuar paratë.

Burimi: TGCOM24| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit