E rrallë/ Ketri plagos 18 persona për dy ditë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.12.2021, 21:24

Një ketër gri sulmoi dhe plagosi 18 persona në Britaninë e Madhe. Kafsha filloi të sulmonte njerëzit në Buckley, Flintshire, javën e kaluar gjatë një periudhe dy-ditore. Ketri fillimisht erdhi për të vjedhur ushqimin e shpendëve. Një grua e cila shpesh e ushqente raportoi se ai e kafshoi javën e kaluar ndërsa po i jepte për të ngrënë në kopshtin e saj. Më pas ajo pa raportime për kafshime dhe sulme të tjera në faqen e qytetit në Facebook. Ajo shtoi: “Pasi pashë gjithë ato foto të plagëve të njerëzve, mendova ‘oh zot, çfarë ka ndodhur me të’?

Zonja Reynolds tha se ajo e dinte se diçka duhej bërë dhe mendoi "për shkak se e njihja, e dija se kishte të ngjarë ta kapja". “Unë e lashë kurthin pranë zonës ku normalisht e ushqej për 20 minuta, dhe ai ishte brenda”, shtoi ajo. "Ndjeva se ai më besoi mua dhe unë e tradhtova."

Sipas ligjit, ketrat gri që janë marrë në robëri nuk lejohen të lirohen përsëri në natyrë. "Ndihem i trishtuar që ketri ka humbur jetën, por nuk mund të bëja asgjë tjetër. Dëmi që shkaktoi ishte i pabesueshëm." – u shpreh gruaja që e kapi.

Burimi: BBC| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit