Bleu një pako sallatë por gjeti brenda një bretkosë të vogël, tani është kafsha e tij shtëpiake

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.12.2021, 21:51

A do ta kishit menduar ndonjëherë të hapni një qese normale me sallatë dhe të gjeni veten ... në shoqëri? Jo, nuk po bëjmë shaka, sepse pikërisht kështu ka ndodhur me njeriun që është protagonisti i historisë që do t'ju tregojmë.

Simon Curtis, një amerikan 35-vjeçar nga Tulsa, Oklahoma, bleu një pako e thjeshtë sallate. Brenda burri gjeti për habi një bretkocë e vogël, me të cilën “u miqësua” në një kohë të shkurtër, aq sa vendosi të ndajë historinë e tij, e cila shumë shpejt u bë virale në internet.

Simon mendoi se ishte shumë ftohtë për ta lëshuar bretkosën në natyrë dhe ndoshta mënyra më e mirë do qe ta mbante si kafshë shtëpiake. Ai madje nuk ngurroi t’i vinte emër, duke e quajtur Toni. Pasi krijoi një hapësirë ​​të veçantë jetese për bretkosën, Simon e ushqeu dhe u kujdes për të njësoj si të ishte mace apo qen.

Burimi: www.curioctopus.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit