Ujësjellësi i Tiranës bën “rrush e kumbulla” 320 milionë për rikonstruksion rrjeti

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.12.2021, 22:32

Tirana prej vitesh e vuan mungesën e ujit 24 orë, ndonëse shumë është thënë dhe shumë është paguar nga xhepat e qytetarëve. E megjithatë duket se përsëri “kuçedra” ka nevojë të ngopet me miliona që të lëshojë pakëz ujë për kryeqytetasit e shkretë. Ende nuk dihet arsyeja se përse duhen paguar kaq shumë para që të ndërtohet i gjithë rrjeti infrastrukturor i nevojshëm. Themi kështu pasi ujësjellësi i Tiranës, zyrtarisht SH.A Ujësjellës Kanalizime Tiranë, vazhdon të organizojë tendera të shumtë për ndërtime apo rikonstruksione rrjetesh.

Por problemi nuk qëndron thjesht tek numri i madh i tyre por edhe në faktin se pjesa dërrmuese janë tendera të dyshimtë. I tillë duket edhe rasti që do ju paraqesim në vijim. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-11776-11-16-2021 dhe me objekt "Ndërtim dhe Rikonstruksion rrjet ujësjellësi në qytetin e Tiranës." Duke hulumtuar dokumentacionin përkatës të kësaj procedure vihet re se ndonëse kanë mërrë pjesë 13 kompani, tëgjitha kanë ofruar vlera thuajse të përafërta me njëra-tjetrën.

Ky fakt nxit dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar. Përveç sa më sipër, rezulton se njëra nga firmat pjesëmarrëse ka ofruar më pak sesa fituesi dhe përsëri është skualifikuar. Ujësjellësi i Tiranës i drejtuar nga Elton Kacidhja, ka vendosur të shpallë fituese kompaninë KLAJGER KONSTRUKSION në pronësi të shtetasit Sadik Lumi për vlerën 26,688,091 lekë të reja pa TVSH ose rreth 320 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Vihet re ndërkaq se në përberjen e kompanive garuese në tender, ka edhe raste kur pjesëmarrësi ka ofruar zero lekë, një tjetër fakt ky që nxit dyshime në lidhje me vërtetësinë e tenderit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit