Erion Veliaj harxhon 25 milionë për të blerë dërrasat që i mungojnë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.12.2021, 22:59

Lali Leku aka Erion Veliaj, është kryetari i Bashkisë Tiranë. Ka shumë persona që e shajnë dhe disa më pak që e lavdërojnë. Por përtej kësaj, a mendoni se lali Leku i ka dërrasat mangut? Ju mund të keni mendime të ndryshme por letrat thonë që lali Lekut i mungojnë disa dërrasa. Dhe për këtë ka qenë e nevojshme të organizonte një tender. Del se zotëria në fjalë do të harxhojë plot 25 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH për të blerë dërrasat që i mungojnë.

Kështu rezulton se është hapur një tender që mban numrin e referencës REF-11484-11-15-2021 dhe ka si objekt ““Blerje dërrasë dhe binarë". Fondi limit për të blerë këto matriale është 2.136.750 lekë të reja pa TVSH ose rreth 25 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por e bukura qëndron se edhe ky tender është cilësuar i dyshimtë, madje i shënjuar si “flamur i kuq”. Duke hulumtuar dokumentacionin që Joq Albania disponon, vihet re se në të ashtuquajturën garë për të blerë dërrasat dhe binarët që i mungojnë lalit, kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, përkatësisht “LURIMI” sh.p.k dhe “RAFIN COMPANY” sh.p.k.

Të dyja kompanitë kanë ofruar vlera tepër të përafërta gjë që ngjall dyshime në lidhje me një fitues të mundshëm të paracaktuar. Por përtej kësaj, tenderi është i cilësuar me “flamur të kuq” me motivin “skualifikim të të gjithë operatorëve me përjashtim të fituesit”. Fituese është shpallur firma “LURIMI” në pronësi të Grisilda Miftari, me ofertë 2.005.800 lekë të reja pa TVSH ose rreth 25 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Kjo ofertë fituese nëse krahasohet me vlerën e fondit limit, rezulton të jetë sa 93.87% e tij. Të gjitha sa më sipër ngjallin dyshime të forta se fituesi i tenderit mund të jetë i paracaktuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit