“Rilind” Linda e AKSHIT, mbush me 150 milionë xhepat e firmës CCS në tenderin abuziv

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.12.2021, 21:14

Mirlinda Karçanaj, e njohur ndryshe si Linda e AKSHIT është tashmë një personazh tepër i njohur. Jo thjesht sepse del në tenderat e denoncuar nga JOQ Albania, por sepse shifrat që ajo dorëzon në xhepat e oligarkëve janë të niveleve egzemplare. Nuk ka tender që institucioni i drejtuar prej saj të bëjë që të mos jetë më së paku i dyshimtë. E natyrisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me këtë që do të zbulojmë para syve tuaj pas pak. Zonja Karçanaj ka organizuar tenderin e rradhës që mban numrin e referencës REF-11677-11-16-2021 dhe me objekt “Makineri dhe pajisje për IT (Sëitch, Router etj)- për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”.

Fondi limit i kësaj procedure është 12,451,053 lekë të reja pa TVSH ose rreth 150 milionë lekë të vjetra me TVSH. Pa i hyrë fare faktit nëse vërtetë janë të nevojshme gjithë këto pajisje në të tilla vlera, por thjesht duke parë dokumentat e tenderit që disponon JOQ Albania, është e mjaftueshme për të vënë duart në kokë. Nga hulumtimi i dokumentacionit shikohet se në garë kanë marrë pjesë 5 kompani. Të gjitha kanë ofruar vlera çuditërisht të njëjta me njëra-tjetrën, me diference thuajse qesharake. Një fakt i tillë vihet re gjthmonë në rastin kur tenderat janë manipuluar dhe fituesi është paracaktuar para fillimit të garës.

Duket se fituesi i paracaktuar këtë rradhë ka qenë Genc Likoskëndaj me kompaninë e tij Computer & Copier Systems (CCS) në partneritet me kompaninë “S&T Albania” me vlerë të ofruar 11,953,010 lekë të reja ose rreth 150 milionë lekë të vjetra. Nga ana tjetër vihet re se kjo vlerë është gati e njëjtë me fondin limit, përkatësisht sa 95.99% e tij. Duket se pas një periudhe të shkurtër qetësie, Linda e AKSHIT ka “rilindur” përsëri.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit