SKANDAL/ ARRSH ‘qeth’ popullin! SPAK i verbër, Berberi i jep Ram Gecit 10 MLN €

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.12.2021, 21:31

Një skandal të përmasave galopante kemi konstatuar ditët e fundit me prokurimet publike në Autoritetin Rrugor Shqiptar nën drejtimin e Evis Berberit. Bëhet fjalë për një tender ku rreth 3 muaj më parë është shpallur fitues në vlerën 6,2 MLN € firma 4AM e oligarkut Bashkim Ulaj e maskuar nën emrin e Ardit Metalisë, skemë e vjetër kjo e përdorur nga Ulaj ashtu si me DH Albania të Aviol Dobit të Unazës së Madhe.

Tenderi korruptiv u denoncua nga JOQ dhe po ridenoncohet tani, sepse e njëjta procedurë prokurimi publik është rihapur me të njëjtin objektiv por me vlerë të dyfishuar. “Ndërtim rruga Porto Romano Durres, Loti 3 (vazhdimi)" me Fond Limit 12 MLD Lekë i është dhënë Ram Gecit, një prej oligarkëve të preferuar të Ramës për 11.7 MLD Lekë për 8 km rrugë në total.

Geci ka ofruar vlerën ekonomike të tretën më të lartën në garë dhe megjithatë është shpallur fitues dhe autoriteti kontraktor ka skualifikuar të gjithë oligarkët e tjerë në garë. Bëhet fjalë për 7 të tillë. Jo vetëm duke e ndarë tenderin e majmë në lote për oligarkë të ndryshëm, por duke i futur edhe një vahdim lotit të fundit, me vlerë marramendëse.

Kjo procedurë prokurimi publik është shpallur me FLAMUR TË KUQ, me risk ekspozimi ndaj faktorëve të formuluar specifikisht për klientin në fjalë. Një tender korruptiv nga Qethësi i parave publike pa i hyrë fare në sy SPAK se si një funksionar publik abuzon haptazi me paratë e popullit.

Konkurrentët e tjerë në garë janë skualifikuar për specifika thuajse të njëjta, teksa ofertuesit më të ulët nuk janë marrë parasysh dhe oferta më e lartë ekonomikisht është shpallur fituese në shkelje me Ligjin e PP. Më e frikshmja në gjithë këtë mesele, është fakti se tenderi është paguar njëherë edhe po ripaguhet dyfish për 8 KM rrugë që përfshihet në tender.

Një aferë akoma edhe më e madhe se ajo e inceneratorëve me të cilën SPAK interesohet të bëjë shfaqje. Por këtu ka vetëm një ndryshim të vogël miq, titullari i cili ka bërë abuzimin është në klanin e Ramës.

Evis Berberi, drejtor i ARRSH


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit