Mbushnin Zvicrën me kokainë dhe pastronin para, arrestohen 5 shqiptarë në Lugano

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2021, 12:18

Pesë shqiptarë janë arrestuar në Lugano të Zvicrës pasi në bashkëpunim me tre persona të tjerë trafikonin kokainë mes Shqipërisë, Italisë dhe Ticino-s. Siç bëhet me dije nga mediat italiane bëhet fjalë për pesë shtetas shqiptarë (nga 24 deri në 39 vjeç), me banim në Shqipëri ose Itali, një shtetas italian 50 vjeç banues në Itali, një 30 vjeç dhe një 50 vjeçar zviceran banues në Lugano. Subjektet në fjalë dyshohet se kanë marrë pjesë në funksione të ndryshme në trafikun e rëndësishëm të drogës.

Gjatë operacionit në të cilën bashkëpunuan edhe policia e qytetit të Luganos, ajo e qytetit të Bellinzona dhe ajo bashkiake e Ascona dhe Minusio, u gjetën dhe sekuestruan 250 gramë lëndë narkotike dhe disa mijëra franga cash. Veprat kryesore janë shkelja e rëndë dhe shkelja e ligjit federal për drogën, si dhe pastrimi i parave. Hetimi është i koordinuar nga prokurorja publike Margherita Lanzillo.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit