S’ka amnisti për të burgosurit! Familjarët do t’i vizitojnë të afërmit me certifikatë vaksinimi për festat e fundvitit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2021, 11:32

Me afrimin e festave të fundvitit burgjet në vendin tonë kanë marrë masa për parandalimin e infektimeve me Covid pasi fluksi i takimeve shtohet edhe më tepër. Sipas "ReportTv" familjarët do të lejohen të takojnë të afërmit e tyre vetëm nëse kanë pasaportë vaksinimi ose test. Ndërkohë janë shtuar edhe masat e kontrolleve në burgje me qëllim parandalimin e infektimeve me Covid. Por jo vetëm kaq pasi edhe të arrestuarit apo ata që futen në burg me vendim gjykate do të testohen para se të hyjnë në ambientet e burgjeve, por jo ata që kanë kryer vaksinimin.

Kujtojmë se ditë më parë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja njoftoi se nuk ka në plan të propozojë falje për të dënuarit, pra s'do ketë amnisti.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit