“Isha i inatosur dhe e kapa për fyti”, shqiptari tregon si e vrau gruan pasi mendonte se ajo e tradhtonte

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2021, 11:13

Një 40-vjeçar shqiptar me iniciale X.F ka vrarë gruan me duart e tij dhe më ka telefonuar autoritetet për t'u dorëzuar duke thënë: "Hajdeni unë vrava gruan time”. Siç mund të konstatohet nga të dhënat e deritanishme, pas vrasjes mizore të gruas fshihet xhelozia patologjike e autorit i cili ishte i bindur se gruaja e tradhtonte. Kjo është pohuar edhe në polici pas tragjedisë.

Isha i inatosur kur më ofendoi. Të më thotë mua ajo për mamanë dhe të më shajë?! E kapa për fyti dhe e mbyta.

Vlen të theksohet se në shtëpinë ku ndodhi krimi i rëndë, të dy fëmijët e çiftit, 8 dhe 10 vjeç, ndodheshin në një dhomë tjetër të familjes. 40-vjeçari u arrestua për vrasje me paramendim ndërsa hetimet vijojnë. Newsbomb.gr foli me John Koutsotheodori, kryetar i komunitetit Vlachioti lokal për incidentin tragjik. Sipas zotit Koutsotheodoris, çifti ka tre vitet e fundit që jeton në zonën e Vlachiotis pa raportuar asnjë problem apo fjalë negative.

Njerëzit janë punëtorë të fermës. Punonin vazhdimisht dhe rrallë dilnin në fshat. Ata nuk ishin shumë të shoqërueshëm. Së fundmi në fshat jeton edhe vëllai i gruas i cili ka marrë fëmijët nga dje. Askush nuk e priste një zhvillim të tillë. Dua të shpreh ngushëllimet e mia.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit