Pamje shokuese! Afganët iu japin qenve të rrugës heroinë për t’i bërë të varur ndaj tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2021, 11:03

Nuk është e pazakontë të shohësh burra duke pirë heroinë në jugperëndim të Kabulit. Por ajo që mund të jetë më befasuese për ata që kalojnë nëpër këto zona është pamja shqetësuese e heroinës që u jepet qenve endacakë që enden në zonë. Ahmad (jo emri i tij i vërtetë) ka pirë heroinë për disa vite dhe merret me vjedhje, lypje dhe mbledhje të shisheve plastike për riciklim. Një qen endacak i racës së përzier, me gjasë i lindur në rrugët e Kabulit qendron me të. Ahmedi i vendos një shishe plastike mbi hundën e qenit dhe fryn tymin e heroinës në pjesën e sipërme të hapur.

Një nga burrat e pastrehë vendos një shishe plastike të ngushtë mbi hundën e qenit dhe fryn tymin e heroinës në pjesën e sipërme të hapur, duke e lënë qenin të nënshtruar dhe duke vuajtur nga simptoma të ngjashme që një njeri do të kishte pas gëlltitjes së drogës.

Një nga burrat e pastrehë shpjegon se dhënia e heroinës për qentë endacakë bëhet që ata të varen prej tyre dhe të kthehen çdo natë dhe të ofrojnë ngrohje dhe rehati trupore për të varurit gjatë dimrit. Pas marrjes së pushtetit në gusht, talebanët thanë se ishin të përkushtuar për të zhdukur varësinë nga narkotikët dhe për të eliminuar të gjithë prodhimin dhe kontrabandën e drogës në Afganistan. Ka pasur raportime në Kabul për policët talebanë që kanë grumbulluar dhe rrahur të pastrehë të varur nga droga ose i kanë çuar me forcë në qendrat e rehabilitimit. Burrat e pastrehë në Shahr-e Naw kanë frikë se do të rrihen ose më keq nëse zbulohen duke pirë heroinë, pasi kanë dëgjuar për persona të varur që vriten nga talebanët.

Megjithëse shumë prej të varurve nga droga duhet të punojnë shumë për të fituar para për të paguar drogën, ata duket se janë të gatshëm t'u japin një pjesë të kësaj heroine qenve endacakë për nxehtësinë e trupit që ata ofrojnë, veçanërisht gjatë muajve të dimrit të ftohtë të Afganistanit.

Ahmedi dhe të varurit e tjerë në këtë komunitet të pastrehë të shkatërruar nga droga e thërrmojnë drogën mbi letër kallaji, e ngrohin me një çakmak dhe përdorin një kashtë të hollë për të thithur tymin. Heroina është në dukje e lirë në Kabul, me të varurit që shpenzojnë rreth 200 Afs (2,20 dollarë) (1,60 £) në ditë, por shumë prej tyre punojnë gjatë gjithë ditës dhe gjatë natës për një dozë.

Burimi:dailymail Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit