Mbërriti me plagë në kokë, ndërron jetë në spitalin e Shkodrës një burrë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2021, 10:21

Një i moshuar ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Shkodrës pasi ka mbërritur në urgjencë me dëmtime në kokë. Sipas policisë i moshuari me iniciale Rr.C dyshuar se është vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës tij dhe ka dëmtuar kokën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.12.2021, rreth orës 04:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi Rr. C., 76 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, i cili ka patur dëmtime në kokë. Ky shtetas dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës tij dhe për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit