Zbulohet tentativa e Bora Zemanit: Donte të fuste diçka fshehur për Donaldin, e kapi produksioni!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.12.2021, 07:58

Ditën e djeshme në “Fan Club”, moderatorja Dojna Mema zbuloi se ish e dashura e Donald Veshajt, Bora Zemani ka kërkuar që të futej diçka brenda për Donaldin, banor i BB Vip. Gjithashtu, Bora ka tentuar të fusë gjëra nën dorë për Donaldin, gjë që është kapur dhe është ndaluar nga produksioni. Ajo është ftuar ta bëjë këtë gjë publikisht, por nuk ka pranuar. Dy ditë më parë Bora reagoi për situatën me Donaldin, përmes një postimi në instastory.

Ajo tha:

Edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij… Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni! As unë nuk po e bëj.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit