Kush tentoi ta vriste presidentin turk Rexhep Taip Erdogan?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 06.12.2021, 00:55

Mediat turke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me tentativën e dështuar të vrasjes së presidentit Rexhep Taip Erdogan. Sipas mediave lokale, policia turke gjeti një bombë të vendosur në një nga makinat që i përkiste një oficeri policie që duhet të ishte në detyrë në një takim të planifikuar nga Erdogan në Siirt. Bomba u gjet në Mardin dhe ekipet e forcave xheniere arritën ta çaktivizonin atë, duke shmangur kështu atentatin ndaj presidentit Erdogan.

“Ndërsa humbjet e organizatës terroriste rriten, kushedi çfarë më shumë, çfarë rrëfimesh, çfarë tradhtie, çfarë lloj poshtërsie do të zbulohet”-deklaroi Erdogan gjatë fjalimit të tij, ku iu referua militantëve të Partisë së Punëtorëve Kurdë.

Më tej nënkryetari i partisë së Erdogan, Hamza Dag u shpreh se ka nga ata që përpiqen të "minojnë" paqen në vend. Autoritetet turke besojnë se kjo është një tentativë e ndërmarrë prej militantëve kurdë. Kujtojmë se ky nuk është atentati i parë që i bëhet presidentit Erdogan.

Burimi: yeniasir.com.tr | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit