Graniti flet për raportet me Fifin jashtë shtëpisë: U takuam, por jo gjithçka shkoi mirë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 06.12.2021, 00:01

Pas daljes nga BB, Granit Cana ka folur në lidhje me raportin që ka me Fifin jashtë shtëpisë. Kujtojmë se brenda qëndrimit të shtëpisë së BB, Fifi shfaqi simpati për futbollistin e njohur nga Kosova, aq sa të gjithë menduan se ata do për përfundonin çift me njëri-tjetrin. Mirëpo Graniti u shpreh se Fifin e shihte vetëm si mike dhe jo më shumë. “Fifi më ka nxjerrë anën time emocionale para publikut. Me të jam shprehur më lirshëm pasi që te të tjerët nuk është se kam pasur besim. Por më pas gjërat janë dramatizuar. Kur dola e pashë që disa gjëra i kanë bërë shumë të mëdha. Unë asnjëherë nuk kam injoruar shëndetin e Fifit. Unë e vlerësoj Fifin dhe kam thënë se do ta kem gjithmonë mikeshë” -është shprehur Graniti.

Ai ka shtuar gjithashtu se pas daljes së Fifit nga shtëpia jo gjithçka ka shkuar mirë. “U takuam pasi ajo doli nga shtëpia por nuk shkoi gjithçka mirë. E prisja një përqafim të ngrohtë dhe një foto të përbashkët pas gjithë asaj historie që kaluam brenda, por që nuk ndodhi. Por, megjithatë ne kemi komunikuar. Jemi miq. Kjo është e rëndësishme”- ka shtuar ai.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit