Incidenti/ Prifti ortodoks i bërtet Papa Françeskut: Je heretik, duhet të pendohesh!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.12.2021, 23:30

Një incident i pazakontë ka ndodhur në momentin kur Papa Françesku ka mbërritur në Greqi pasditen e djeshme. Sapo Papa Françesku mbërrin në Kryedioqezën e Athinës, papritur shfaqet një prift i cili është kundër vizitës së tij në Greqi. Ndërkohë prifti dëgjohet duke thirrur: “Është heretik. Duhet të pendohet!”

Pas incindentit ndërhynë menjëherë efektivët e policisë, të cilët e larguan priftin nga vendngjarja. Mediat greke shkruajnë se prifti bërtiti mjaftueshëm aq sa Papa ta dëgjonte. Papa Françesku ka planifikuar një vizitë tre-ditore në Athinë. Kjo është hera e dytë që ai viziton Athinën brenda pesë vitesh.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit