Defekt i papritur në motor/ Avioni bën ulje emergjente në mes të rrugës, përplaset me kamionin

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.12.2021, 22:22

Një pilot 72-vjeçar në Gjermani është detyruar të bëjë ulje emergjente në rrugë për shkak të një problemi të papritur në motor. Por në momentin kur është ulur në një urë, ai është përplasur me një kamion duke shkaktuar dëm me kosto mijëra euro. Sipas mediave ndërkombëtae, piloti 72-vjeçari kishte fluturuar nga Franca në Holandë dhe ishte pikërisht mbi qytetin gjerman të Rheinland-Pfalz, kur motori i avionit filloi t’i shfaqte problem.

Ai u ul në Schëarzbachtalbrücke, një urë 100 metra e lartë pranë qytetit të Pirmasens në Gjermaninë perëndimore, në kufirin me Francën. Fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit