Xhiro me Ferrarri dhe shampanja “lumë” duke larë orën Rolex, si u arrestua kapo i drogës në Londër?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.12.2021, 21:49

Një 28-vjeçar është dënuar me 15 vite e gjysëm burg, me akuzën e trafikimit të drogës dhe pasurisë së vënë nëpërmjet aktiviteteve të jashtëligjshme. Ai u arrestua në vitin 2020 dhe mesazhet në sistemin e koduar ndihmuan policinë të zbulonte bisedat mes tij dhe të tjerëve për shpërndarjen e drogës.

Dailmail shkruan se Mansoor Kiani nga Luton u përpoq të fshihte aktivitetet e tij të trafikut të drogës duke përdorur një sistem komunikimi telefonik të koduar të quajtur ‘EncroChat’. Në media janë publikuar edhe pamje kur ai derdhte shampanjën në një klub nate në Londër dhe me të lante orën Rolex si dhe disa video ku shfaqej duke bërë xhiro me Ferrarri.

"Pasuria e pashpjegueshme dhe sendet e shtrenjta të blera me para në dorë janë tregues kyç se dikush mund të jetë i përfshirë në krimin e organizuar. Ju mund të na ndihmoni t’i kapim këta njerëz duke folur dhe raportuar çdo shqetësim”– tha detektivi Tom Stean.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit