Molliqaj i reagon Kurtit: Një mendësi totalitare nuk e do pushtetin për të qeverisur, por për të kontrolluar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.12.2021, 20:32

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e tij që e pati në konferencën e sotme, në të cilën theksoi se duhet të ketë ndryshime në krye të organizatave sindikale.

Molliqaj thotë se kjo është mendësi totalitare dhe se është tendencë për të kontrolluar shoqërinë.

“Një mendësi totalitare nuk e do pushtetin për të qeverisur, por për të kontrolluar. Jo vetëm qeverinë dhe agjencionet qeveritare; jo vetëm institucionet në tërësi, përfshirë gjykatat dhe institucionet e pavarura; por mbi të gjitha për ta kontrolluar shoqërinë. Deklarata e Kurtit mbi nevojën e ndryshimit të udhëheqjes së sindikatave nuk janë asgjë më pak se ambicie totalitare. Sindikatat mund të kenë nevojë për ndryshim, por kjo është çështje e punëtorëve dhe aspak e Qeverisë”, shkruan ai.

“Pas kontrollit shoqëror, paranoja do ta shohë rrezikun edhe në ëndrrat tona. Do të na duhet t’i lajmërojmë ato në Tabir Sarajin e Albin Kurtit”, shtoi ai.

Ndryshe, Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka bërë të ditur se do të kontaktojë me përfaqësues ambasadave të huaja dhe të shteteve të QUINT-it në Kosovë, të cilëve do t’u thotë se kryeministri Albin Kurti është duke i kërcënuar udhëheqësit e sindikatave.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit